• Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
Get Started
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
No Result
View All Result
A janë të njejta diciplina dhe ndëshkimi?

A janë të njejta diciplina dhe ndëshkimi?

by Horizontal
November 12, 2025
in Formësimi i individit, Kryesore, Të fundit
0
Share on FacebookShare on Twitter

Përgjatë viteve në kontakt me nxënësit, prindërit dhe nënpunësit e shkollave kam vërejtur një qasje interesante (do të thoja edhe keqkuptim!) rreth diciplinimit të fëmijëve në shkollë, në familje dhe komunitet. Ekzistojnë mite të shumta që e ndërlidhin diciplinën si një formë e ndërshkimit dhe asgjë më shumë:

  1. Diciplina nuk është ndëshkim: Qëllimi parësor i diciplinës së fëmijëve në shkollë, familja ose komunitet është që t’i jepet fund sjelljeve të pahijshme, fjalorit të ndytë, dëmtimit të tjerëve, anashkalimit të mësimeve etj. Diciplina duhet parë si pakënaqësia e prindërve (me përvojë prindërimi) dhe mësimdhënësve (të matur) ndaj individëve që janë duke mësuar të gjejnë një rrugë drejt jetës reale. Qëllimi nuk është vendosja e pushtetit absolut mbi fëmijët, por t’i edukojnë/mësojnë ata sesi të sillen, si ti të kuptojnë pasojat e sjelljeve të papërshtatshme dhe të kuptojnë se mjedisi në të cilin jetojnë është i rrethuar me rregullore që duhet respektuar.
  2. Diciplina nuk është frikë për pasojat: Kur fëmijët kanë sjellje të papërshtashme ose në shumicën e situatave ku ndodhen, veprojnë në mënyrë të keqe, duhet kuptuar në thelb se çka i shkakton këto sjellje? Cilat janë arsyet bazë që ata veprojnë asisoji? Për më tepër, kur mësohen shkaktarët, mësohet edhe ajo se çka ata ndiejnë kur veprojnë keq?
    Nëse fëmijët sillen keq në oborrin e shkollës, ngacmojnë shokët e klasës, bullizojnë vajzat në koridor ose në hapësirat ku zhvillohet mësimi, duhet kuptuar se vetë-afësia për rregullimin e këtyre çështjeve mungon. Ata flasin në mënyre arrogante me mësimdhënësit, sepse më parë nuk e kanë të trajtuar situatën e tyre në shtëpi. Sjellja e papërshtatshme e tanishme, në raport me prindërit e tyre, mësimdhënësit ose përgjithësisht me komunitetit në të cilin ndërveprojnë, mund të jetë e përkohshme nëse ne nuk ua ngulitim atyre që diciplina është vetëm pasojë e veprimeve të tyre, por se diciplina ka të bëjë me zgjidhjet e problemeve për ta, me mësimin e shkaktarëve të sjellve të pakëndshme, me trajtimin e situatave dhe parandalimin e atyre sjelleve në të ardhmen.
  3. Diciplina fokusohet në të gjitha sjelljet: Fëmijët mund të bëjnë sjellje negative në vazhdimësi dhe sjelljet pozitivite bien në heshtje dhe nuk fokusohet askush ndaj tyre. Diciplina nuk është gjë e tillë. Diciplina fokusohet dyanëshmërisht. Edhe ndaj sjelljeve pozive ka përgëzime, edhe ndaj sjelljes negative ka ndërhyrje dhe përmirësime. Situatat sfiduese në të cilat gjenden fëmijët trajtohet me delikatesë por edhe me shpejtësi të reagimit, kjo për arsye se, reagimet e menjëhershme ndaj situatave pozitive dhe negative janë të kërkuara dhe u ndihmojnë fëmijëve të marrin vendime më të mira në të ardhmen.

Nëse fëmijët në vazhdimësi kryejnë detyrimet e tyre të shkollës, është e rrugës që të përgëzohen me një shetitje në park kur ata e kërkojnë ose me një top të ri të futbollit. Nëse ata në vazhdimësi kanë sjellje të mirë, është e kuptueshme të nevrikosen, të mërziten ose t’i zërë gjumi ndonjëherë në klasë. Nëse ata bëjnë thyejnë ndonjë xham të shkollës padashje, nuk është forma më e mirë t’i dënoni duke mos i lejuar të luajnë futboll më për një javë rresht.

You might also like

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

February 17, 2026
Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

February 11, 2026

Diciplinë është kur fëmijëve ua heqim gjërat që i donë: Në një lojë basketbolli, një grup fëmijësh po grinden me njëri-tjetrin se cila skuadër meriton të fillojë e para lojën, gjë që ndodh me shumë fëmijë që duan të jetë të parët në gjithçka. Kësisoji, më e mira që mund të bëjë një prind, kujdestar ose mësimdhënës, është të ndalojë lojën dhe jo të marrë topin dhe të ikën pa dhënë sqarime.

Duhet një bisedë e hapur me fëmijët, qoftë mundësia me secilin veç-e-veç, për të parë nga afër, për t’i njohur dhe për të kuptuar arsyet që qëndrojnë pas një sjellje të tillë. Ajo çfarë mësojnë prindërit, kujdestarët dhe mësimdhënësit pas bisedave të tilla, u jep shumë më shumë informacione rreth atyre fëmijëve.
Largimi i gjërave që ata i donë, nuk e zgjidh problemin e grindjeve, fjalorit të ndytë, sjelljes së keqe, sharjeve e shtyrjeve. Fëmijëve u duhet dhënë këshilla të pastërta, të drejpërdrejta, të arsyshme dhe logjike, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë gabimet e tyre.

Të diciplinosh, a do të thotë që mund edhe të ndëshkosh?

Diciplina shpeshherë lidhet me ndëshkimin. Në të kaluarën mësuesit tanë, na rrihnin për moskryerjen e detyrave të shtëpisë, na godisnin për shkak të sjelljes së pahijshme në koridorin e shkollës. Mbaj mend mësuesin tim të më ketë goditur në duar, për shkak se kam harruar të presë thonjtë atë javë. Dhuna fizike e ushtruar në të kaluarën (në disa shkolla ende është prezente padyshim) ka qenë një formë e diciplinës. Ata kanë parë ndëshkimin si strategji e mirë për t’i qetësuar fëmijët, për t’i detyruar të kryejnë detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre. Por, a është kjo forma më e mirë e diciplinimit të fëmijëve? Padyshim që jo. Më poshtë do të japim shkurtimisht disa nga format, teknikat dhe këshillat që mund t’i përdorni në relacion më fëmijët tuaj:

  1. Time-out: Kërkoni nga fëmijët tuaj të largohen nga mjedisi ku ata janë duke ndërvepruar dhe të shkojnë në një vend më larg nga të gjithë, derisa të tejkalojnë nevrikosjen. Le të qetësohen për pak kohë, aq sa të jenë në gjendje të shprehin emocionet e tyre kur të kthehen.
  2. Nëse fëmijët dëshirojnë të flasin për ndjenjat e tyre në shkolla, sado që është e pahijshme mënyra sesi i shprehin ato, dëgjojini dhe merrni shënime.
  3. Diciplina i bën fëmijët të kenë marrëdhënie të mira me prindërit dhe rrethin ku jetojnë.
  4. Mos u fokusoni vetëm tek sjelljet pozitive dhe të jepni lavdërime pambarim, shikoni edhe sjelljen negative dhe ndërhyni.
  5. Mos lejoni fëmijët asnjëherë të ju ofendojnë juve si prindër ose mësimdhënësit e tyre.
  6. Fëmijët duhet të rritën duke mësuar si të kenë kontroll mbi vetën e tyre dhe sjelljet.
  7. Fëmijët duhet të mësohen si të marrin vendime në situata të sikletshme.
  8. Nëse fëmijët janë tejet të nevrikosur, ua mësoni atyre teknikën e frymëmarrjes me bark: Të shtrihen në dysheme ose shtrat, të vendosin dorën në bark dhe të marrin frymë përmes hundës me 3 sekonda dhe të nxjerrin frymën përmes gojës për 3 sekonda. Le ta përsërisin 3-4 herë.
  9. Mësoni që në situata stresuese të përsëritin fjalë motivuese.
  10. Gjeni kohë për fëmijët tuaj dhe udhëzoni ata në aktivitete të mira.
  11. Kujdesuni për shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve tuaj.
  12. Nëse fëmijët tuaj nuk dëshirojnë të flasin për problemet e tyre, provoni t’i mësoni problemet përmes Ditarit Personal, ku mund të shprehin gjërat në letër e pastaj ju t’i lexoni.
  13. Mësoni fëmijët tuaj të menaxhojnë emocionet e tyre
  14. Rëndisni anët pozitive dhe negative të fëmijës/nxënësit tuaj dhe punoni me to.
  15. Një fëmijë/nxënës që mëson dhe mendon ndryshe mund të ndihet i vetmuar.
  16. Historia juaj e fëmijërisë dhe e fëmijës tuaj, mund të jetë totalisht të ndryshme, prandaj mos gjykoni vetëm nga këndi i përvojës tuaj, por mundohuni t’i kuptoni gjërat ashtu siç janë sot.
  17. Ndarja e përvojës tuaj, mund të jetë pozitive për fëmijët, por asesi të jetë manipulim ose gënjeshtër.
  18. Mësoni ta duani fëmijën, pa marrë parasysh problematikat me të cilat përballeni bashkarisht. Siç thotë Nadia Boulanger: ‘’Ta duash fëmijën tënd është të nxjerrësh me të mirën prej tij, ta mësosh atë të dashurojë edhe gjërat e vështira.’’

Autor: Perparim Blakaj
Horizontalisht.com

 

Tags: diciplina e fëmijëvediciplina në shkollëedukimi i fëmijëveedukimi në familjefëmijë të lumturkëshilla për prindëritkujdesi prindërormarrëdhënia prind-fëmijëmenaxhimi i emocionevemënyra e diciplinimitmësimdhënësit dhe diciplinandëshkimi në shkollëprindër të përgjegjshëmprindërimi modernprindërimi pozitivpsikologjia e fëmijëssjelljet e fëmijëvezhvillimi emocional

Horizontal

Related Stories

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

by Horizontal
February 17, 2026
0

Çdo pasdite, shumë prindër përballen me të njëjtin skenar. Fëmija kthehet nga shkolla dhe shpërthen në lot, zemërim ose heshtje...

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

by Horizontal
February 11, 2026
0

Prindërimi përfshin komunikimin e përditshëm në të cilin fjalët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve. Hulumtimet...

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

by Horizontal
February 9, 2026
0

KËRKONI FALJE!Mësuesi im i parë ka qenë Mësuesi Bajram. Prej që e mbaj mend unë, ka qenë zotëri ne nam,...

Pse?

Pse?

by Horizontal
December 27, 2025
0

Njëqind herë e kam shtrënguar zemrën. “Pse”-ja e ka goditur shpirtin tim me një bridëllë të mprehtë, tej për tej....

Next Post
Fëmija im nuk ka telefon, a duhet ta ketë?

Fëmija im nuk ka telefon, a duhet ta ketë?

Një media me stil shpjegues dhe faktik. Ky portal mirëmbahet nga ‘’Rimink Creative’’. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohet, shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Rimink Creative. Për të shfrytëzuar materialin, kontaktoni me ne!

  • Buy JNews
  • Support Forum
  • Pre-sale Question
  • Contact Us

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.