• Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
Get Started
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

Pjesë nga libri ''Nga muret e Stambollit'', Perparim Blakaj

by Horizontal
December 27, 2025
in Kryesore, N’letër, Të fundit
0
Share on FacebookShare on Twitter

Tutje, edhe sot mbetet e tillë. I mbijetoi luftës së nxehtë, turrit të armikut, djegies së atdheut, vrasjeve të pamëshirshme. Shtëpi që nuk ngjason aspak me hotelet pesëyjëse të Prishtinës. Nuk kishte asnjë yll që dukej nga jashtë, nga brenda kishte ca. Qoftë një yll kapuçi si i gjyshit, po ta kishte, do dukej pak më mirë sesa duket tani. Por, në kohën kur buza qumësht u rridhte fëmijëve të “sobës”, nuk kishin fort rëndësi yjet në shtëpi, sa kishin rëndësi yjet në qiell.

You might also like

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

February 17, 2026
Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

February 11, 2026

Ata, meqenëse jetonin desha të them frymonin, ndiqnin yjet në qiej duke shpresuar të arrinin atje. Lodrat i ndërtonin vetë, lojërat i shpiknin, me kalemin e nënës luanin derisa errësohej jashtë, me djersën e babait kënaqeshin. Gjithçka, për pak kohë.

Njeriu që arriti majën më të lartë në botë nuk shante borën e madhe, por lavdëronte këmbët e tij. Ato e sollën deri aty. Edhe ne do t’i shpiem ëndrrat tek yjet në qiej, e derisa shohim tërë ato yje lart, duhet të kenë shpresë. Zoti është mbi qiell, fëmijët e besojnë këtë fuqishëm, siç besojnë daljen e shpresës para diellit në mëngjes. Akoma e besojmë njësoj. Shpresë, ndoshta, se një ditë nuk do përfundojmë sikurse fëmijët e Jemenit, të Sirisë, Palestinës, Ukrainës, Sudanit, Etiopisë e Somalisë. Sepse e dimë se fëmijët e Kosovës ishin si ujgurë, thjesht, lumturi nuk përjetuan kurrë. Përjetuan traumë dhe tmerr, qenë pjesë e një fëmijërie të shqetësuar, të pikëlluar, të zemëruar, të mbushur me lakmi.

Fytyrëzbehtë, rrethuar afër oxhakut të nxirë nga drutë dhe rrëfimet e kohës. Në vitet kur duhej të mësonin ecjen, detyrimisht mësuan vrapin. Pastaj, të pyesin të tjerët pse duhet urrejtur armiku kaq shumë? Në një vend ku dihet sepse-ja, nuk ka nevojë për pse-në.

Fëmijëria jonë vihet në këto blloqe të kuqe, dhomë e ftohtë e varfërisë, skalitur në zemra si “dita është e jona, kënaqësia është e atyre”. Dhoma e pritjes është edhe dhomë e gjumit. Në shtretërit për një person, flenë dy. Tymi i zjarrit që ndizet, lë poezitë të pa mësuara. Nëna qëndron stoikisht e frymëzuar nga fjalët e gjyshes Timë, mbjellë me vullnet të pathyeshëm, të fortë, çelik. Babai nuk qante, me gjithë parregullësitë e tollovive të krijuara në radhët e kërkim-ndihmës nga UNICEF-i në Prishtinë.

Krenaria e një populli zhduket në radhët e pritjeve në dyert e Ndihmave Sociale.

Thënë të drejtën, nuk e kishim parë babanë duke qarë qysh nga koha kur vdiq gjyshi. Thonë se, kur vdes babai, nga ai moment fillon të piqet çuni. Ëndrra e tyre e fëmijërisë ishte e rrethuar me blloqe të kuqe, me stallë për kafshë, me drunj të thatë, male të thepisura, fusha të pagjelbëruara e me kursime. Ata kapërcenin tragjedinë e kohës, me iluzionet e ndërtuara për një të ardhme si në Londër, Paris apo Milano.

Fëmijëria ishte e mbushur me nxitime, me njerëz pa intelekt dhe mendjelehtë. Ne kishim një picë ta hanim, por fatkeqësisht nuk ishim italianë. Prandaj, edhe u vramë.

Muret e shtëpisë ishin të lyera mirë dhe në to ishin të ngjitura gjithfarë gjërash, kuptimplota e të pakuptimta. Një sofër e madhe për dy familje u qëndronte varur në një gozhdë betoni, ngjitur fort që disa vite. Afër saj, varur shtrembër, rri një orë muri e vjetër, e dobët, e keqe për ta parë nga larg, më e keqe për ta parë nga afër. Një shqiponjë e zezë mes dhomës, në një fushë të kuqe gjaku, shije i jep një mbishkrim “ME FAT LIRIA”. Paramendo, të rritesh në një fëmijëri të shqetësuar, me parullën “ME FAT LIRIA” në krahë, liri që kurrë nuk e jetësuam. Ndoshta as nuk e patëm për ta jetësuar. Sa e trishtë.

Në ballë të dhomës gjendet një llampë me vaj, të cilën e zëvendëson drita, pas “lirisë”. Dollapët në dhomë janë të lartë aq sa ndonjëherë zonja e shtëpisë sonë ankohet se ata janë shumë të lartë. E vërteta qëndron se asaj i mungon gjatësia. Madje, shpeshherë, kur familjarët përqeshin gjatësinë e saj, pa të keq, ajo ua kthen se, po të ishte më e gjatë, të gjithëve do ua merrte “kismetin”.

Në raftin e parë gjenden peshqirë të shumtë dhe një flamur i madh amerikan, i cili, me rastin e pavarësisë së shtetit tonë, ngjitet në shtizë dhe valon mbi një qoshe të kulmit të shtëpisë, prej ku shihet nga çdo anë e qytetit të kafesë. Kafeja është pija e preferuar e qytetarëve të kësaj ane. Flamuj të rinj mbi shtëpi të djegura nga fëmijët e Kosovës, që kanë pirë kafenë e dy sistemeve politike; shije asnjëra nuk kishte, sheqer pak, idhtësi shumë. Poshtë peshqirëve dhe flamurit të madh amerikan ka gjësende ushqimore: vaj nga Evropa Juglindore, uthull molle, oriz në një tegull të madhe, vegetë, grirëse kungulli dhe rreth gjashtë kuti kripe të mbushura me kafe. Ngjitur me to është një televizor i vjetër, pa telekomandë, dhe mbi të qëndron një pëllumb i bardhë dhe disa fotografi ushtarësh.

Përballë sofrës ka një vitrinë gotash dhe mbajtëse sheqeri, ku çuditërisht tash e sa kohë gjendet kripë, kafe, biber i kuq dhe xhezve kafesh. Fëmijëria jonë ishte e orientuar të shpëtonim nga gracka e injorancës, për t’u drejtuar drejt fitores dhe suksesit në mësime, shkollë, komunitet. Rruga jonë ishte për te lumturia, te rregullimi i jetës së jashtme dhe përkushtimi ndaj familjes. Kush duhej të na tregonte se, po të rriteshim, do të ishte më keq? Kush do ta mendonte se, me rritjen e njerëzve, rritet padituria, gënjeshtra e e keqja, ndërsa pakësohen sinqeriteti, besnikëria dhe dituria.

Kjo shtëpi përmban shumë histori të mëdha dhe vuajtje të panumërta. Një ditë, po pate shpirt të dëgjosh, do t’i dëftoj të gjitha. Dhe, nëse më pyesni se si ka qenë fëmijëria ime. Ja, kështu, kështu diçka ishte dhe nga këtu filloi çdo gjë!

Autor: Perparim Blakaj, “Nga muret e Stambollit”

Tags: AutorLibërNga muret e StambollitPerparim BlakajPjesë e shkëputur nga libri ''Nga muret e Stambollit''

Horizontal

Related Stories

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

by Horizontal
February 17, 2026
0

Çdo pasdite, shumë prindër përballen me të njëjtin skenar. Fëmija kthehet nga shkolla dhe shpërthen në lot, zemërim ose heshtje...

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

by Horizontal
February 11, 2026
0

Prindërimi përfshin komunikimin e përditshëm në të cilin fjalët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve. Hulumtimet...

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

by Horizontal
February 9, 2026
0

KËRKONI FALJE!Mësuesi im i parë ka qenë Mësuesi Bajram. Prej që e mbaj mend unë, ka qenë zotëri ne nam,...

Pse?

Pse?

by Horizontal
December 27, 2025
0

Njëqind herë e kam shtrënguar zemrën. “Pse”-ja e ka goditur shpirtin tim me një bridëllë të mprehtë, tej për tej....

Next Post
Pse?

Pse?

Një media me stil shpjegues dhe faktik. Ky portal mirëmbahet nga ‘’Rimink Creative’’. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohet, shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Rimink Creative. Për të shfrytëzuar materialin, kontaktoni me ne!

  • Buy JNews
  • Support Forum
  • Pre-sale Question
  • Contact Us

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.