• Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
Get Started
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Përgjigje për ideologët e rakisë

Përgjigje për ideologët e rakisë

Letërthirrja e Turpit: ‘’Federata dhe Platforma Kombëtare dhe Ndërkombëtare e Shqiptarëve për Identitetin, Unitetin dhe Bashkimin Kombëtar''

by Horizontal
December 25, 2025
in Anëpërtej, Kronika, Kryesore, Të fundit, Tjerrje
0
Share on FacebookShare on Twitter

Letra e publikuar në një gjoja-portal karikaturë, nga disa antarë cirk ambulant idesh, rreth emrin “Letërthirrje për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare Shqiptare dhe Parandalimin e Ekstremizmit Politik Islamik: Thirrje për Angazhim të Përbashkët të Shteteve të Ballkanit, Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Diasporës Shqiptare” s’është asgjë më shumë sesa një tekst politik përçarës e hipokrizi, i ndërtuar mbi përgjithësime të rreme me pompozitet dhe një gjuhë që i vjen era ideologji fashiste dhe neo-jugosllavizëm.

Lexo këtu aktin e turpit: Letërthirrje për Mbrojtjen e Vlerave Kombëtare Shqiptare dhe Parandalimin e Ekstremizmit Politik Islamik

You might also like

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

February 17, 2026
Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

February 11, 2026

Ky tekst propagandist nuk ka kurrfarë qëllimi të luftojë ekstremizmin, e as ‘’të mbrojë kombin dhe vlerat kombëtare’’. Letërthirrja patetike flet në mënyrë të paqartë, pa fakte, pa raste konkrete dhe atakon muslimanët si një komunitet të tërë.

Kësisoji, policia duhet ta kryejë punën e saj, sepse thirrje të tilla, me nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit në baza fetare, janë të dënueshme. Kjo thirrje nuk duhet të kalojë lehtësisht dhe nuk justifikohet.

Disa analfabet konceptual e gjysëm-funksional (nga beli deri tek qafa) kanë shkruar një tekst të zhurmshëm, të fryer, një sharlatanizëm dhe paranojë. Për t’u dukur më i rëndësishëm kjo zhgarravinë, përmendin institucione shtetërore, Ballkanin, Bashkimin Evropian dhe SHBA-në, ndërsa flasin për rreziqe imagjinare nga reliktet e tyre boshe.

Pikërisht në shtetet demokratike që këta të çmendur patetikë i përmendin, thirrje të tilla dënohen me ligj, sepse përbëjnë nxitje të urrejtjes dhe diskriminimit. Nuk ka “mbrojtje kombëtare” e as “mbrojtje të kishës” që ju shpëton nga shkelja e parimeve themelore të barazisë qytetare.

Qesharak dhe shterpë është ky grup i vetëemëruar dogmatik, pa mandat dhe pa fuqi publike, pa legjitimitet institucional e moral, pa transparencë dhe i fshehur në skuta. Aq më qesharak del kur shpallë veten rojtar të një identiteti kombëtar që as vetë nuk e njohin dhe nuk e kanë.

Ne, si shqiptarë, nuk kemi nevojë për platforma fashiste që flasin në emrin tonë duke prodhuar armiq grotesk imagjinarë. Ne kemi nevojë për fuqizim të shtetit ligjor, arsimit dhe institucioneve tjera. Çdo përpjekje për ta paraqitur islamin si rrezik kolektiv është e ulët, moralisht e turpshme dhe juridikisht e dënueshme.

I. Thanë: “Vlerat kombëtare shqiptare”

Sipas tyre, saktësisht sipas sponsorëve dhe rakisë, që ua ka atakuar trurin, janë dështimet e tyre për ta mbrojtur laicitetin e kombit. Zhurmë e improvizim. Teatralitet. Varfëri e tyre e mendimit. Panik moral e maskaradë.

Si shqiptarë, nëse flasim për moralin si vlerë, e kemi humbur. Nëse flasim për besën, e kemi shkelur. Nëse flasim për gjuhën, e kemi harruar. Nëse flasim për veshjen, e kemi zëvendësuar. Nëse flasim për këngën, e kemi bastarduar. Nëse flasim për intelektualët, ju kemi juve për iluzion. Nëse flasim për identitetin, është i reduktuar e në tymnajë. Nëse flasim për mentalitetin, është bastarduar. Nëse flasim për kombtarizëm, është zbrazëti e provincializma. Nëse flasim për histori kombëtare, është folklorizëm.

Çka janë, pra, ato ‘’vlerat kombëtare’’ tuajat që islami ua shkatërroi?

II. Thanë: “Parandalimi i ekstremizmit politik islamik”

Ky togfjalësh nuk u hiqet nga goja, si një fantazmë politike që i frikëson. Ku janë provat? Kur s’ka të tilla, shpiken terma kërcënues spektakolar, përkufizime të paqarta kukull, pa raste, pa gjykata, pa procese. Mitizim, shabllone bajate e sloganizma.

III. Thanë: “Angazhim i shteteve të Ballkanit..”

Kjo është thirrje e re për një kryqëzatë (tjetër) ballkanike. Ballkani, kyfarë laboratori i vjetër i luftës teatrale dhe konflikteve fisnore, ftohet të angazhohet kundër një armiku abstrakt fetar. Është e vërtetuar që, sa herë që Ballkani bashkohet kolektivisht, humbë luftërat ndërsa feston Vidovdane.

IV. Thanë: “Diaspora shqiptare”

Kjo kartë magjike që përdoret nga gjithkush s’është kurrgjë tjetër veçse një dekor moral, pa subjekt, ku kërkohet ndihmë prej asaj që s’ka fuqi ta ruajë as vetveten kulturalisht. Duke filluar nga politikanët e deri te të tjerët, e shfrytëzojnë këtë term në çdo kohë. Ne i kemi idetë, diaspora shqiptare i ka fondet. Apo jo?

V. I thonë vetes “Federatë!”

Emra të mëdhenj për entitete të paqarta, pa përmbajtje. A mos ndoshta po shpresojnë në një Federatë Jugosllave të Re? Apo një Federatë Ruse? Me e shfrytëzu këtë amulli e shpërqëndrim politik, e me kriju një narracion devijues prej Kosovës e Shqipërisë demokratike? Ndoshta këto konfuzione të krijuara në publik, derisa ta fusin ndikimin e Kishës Serbe (totalisht) në Kishën Shqiptare? Mos ndoshta po shpresojnë se në parula qesharake gjendet mbrojtja e kombit?

Me manovra të tilla e blofe, nuk mashtrohen as shikuesit e Big Brother-it.

VI. I thonë vetes “Platformë ndërkombëtare e krijuesve dhe shkrimtarëve”

Ndërkombëtare në emër, ndërsa as lokaliste në mendësi. Krijues dhe shkrimtarë mediokër, të cekët, sharlatan e provincial, i quajnë ata që japin mirënjohje njëri-tjetrit, që ndajnë tituj bombastik dhe thyejnë duart në duartrokitje për çfarëdo pordhe që bëjnë. Pordha pleqsh karikatural, të fryrë e tejngopur nga klishe të pazarit.

VII. I thonë vetes “Intelektualë”

Fjalë pas së cilës fshihet varfëria e mendimit. A kështu analizojnë intelektualët? A kështu etiketojnë? A kështu duhet t’u shërbehet agjendave pro-sllave? A kështu duhet falsifikuar meritat? Kështu duhet sajuar armiqtë? Me këtë pompozitet duhet çoroditur opinionin publik? A kështu duhet sforcuar rrenën? Kështu duhet trilluar për komunitetin musliman? Intelektuali kaq regresiv duhet me qenë?

Ju jeni veç intelekuaj të dobët, të stërkonsumuar, të lodhur mendërisht, servil nëpër zyret e komunave, oportunist nëpër sallat e promovimeve të librave, të shtirur para publikut, manipulues me autorët e rinj dhe ministritë, cinikë, hipokritë, të pavlefshëm moralisht, të shformuar e cunguar në dije, të pashpirt e pashije. Ju keni varfëri mendimi, jeni mediokër e sharlatanë.

Ju jeni mbetje ideologjike të një mendim të vdekur ideologjik.

VIII. Ata kërkojnë: “Reagim të menjëhershëm dhe të koordinuar nga të gjitha shtetet dhe organizatat ndërkombëtare”

Çka saktësisht po kërkojnë këta parazitë pa tru? Nota proteste? Sanksione nga qeveritë? Mobilizim të ushtrive dhe policive? Apo kjo është në të vërtetë veç një e-mail masiv i disa recituesve trushpëlarë.

Qesharakë në ambicie, tupan në përmbajtje.

Nxitja e panikut, ashtu si edhe thirrjet raciste dhe denigruese, le të dënohen. Le ta kalojnë pleqërinë në burg këta pleq të dehur e matufë. Le të ndiqet penalisht kjo boshësi e artikuluar e këtyre ideologëve të rakisë e pordhologëve fashistë.

Shkroi: Perparim Blakaj
25. 12. 2025

Tags: antifashizëmdiskurs publikkritikë intelektualemendim kritikpamfletpolemikë

Horizontal

Related Stories

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

by Horizontal
February 17, 2026
0

Çdo pasdite, shumë prindër përballen me të njëjtin skenar. Fëmija kthehet nga shkolla dhe shpërthen në lot, zemërim ose heshtje...

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

by Horizontal
February 11, 2026
0

Prindërimi përfshin komunikimin e përditshëm në të cilin fjalët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve. Hulumtimet...

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

by Horizontal
February 9, 2026
0

KËRKONI FALJE!Mësuesi im i parë ka qenë Mësuesi Bajram. Prej që e mbaj mend unë, ka qenë zotëri ne nam,...

Pse?

Pse?

by Horizontal
December 27, 2025
0

Njëqind herë e kam shtrënguar zemrën. “Pse”-ja e ka goditur shpirtin tim me një bridëllë të mprehtë, tej për tej....

Next Post
Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

Një media me stil shpjegues dhe faktik. Ky portal mirëmbahet nga ‘’Rimink Creative’’. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohet, shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Rimink Creative. Për të shfrytëzuar materialin, kontaktoni me ne!

  • Buy JNews
  • Support Forum
  • Pre-sale Question
  • Contact Us

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.