• Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
Get Started
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Pse?

Pse?

Pjesë nga libri ''Nga muret e Stambollit'', Perparim Blakaj

by Horizontal
December 27, 2025
in Anëpërtej, N’letër, Të fundit, Tjerrje
0
Share on FacebookShare on Twitter

Njëqind herë e kam shtrënguar zemrën. “Pse”-ja e ka goditur shpirtin tim me një bridëllë të mprehtë, tej për tej. Nëpër çapat e katundit, asnjëherë nuk kam ndërtuar ëndrra të mëdha. Çartalloz s’kam qenë, brezlëshuar po. Kam ndjerë dhe djegur shumë ëndrra, që të ndërtoja pareshtur ëndrra që mbijetojnë. Digjem për poezinë si Mexhnuni për Lejlën. Lundroj në të, por nuk bëj pazarllëqe, nuk shkruaj gomarllëqe.

Pse? Sepse kur kontrolloj emocionet dhe ndjek diturinë, di për engjëjt që ecin në tokë dhe madhërojnë takimin me Ty. Se njeriu i mirë nuk lejon që diçka të qëndrojë para ëndrrave të tij.

You might also like

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

February 17, 2026
Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

February 11, 2026

Pse? Sepse nuk kam dëshirë të zhdukem pa u njohur me veten. Prandaj, kur gjykoj dhe krahasoj, e bëj me veten time të djeshme, jo me të tjerët. E bëj me atë që është boshti dhe qendra e jetës sime, pra Unë. Madhështinë dhe lavdinë Ty; për vete, dinjitetin.

Pse? Sepse kam mësuar të ec vetëm, prandaj nuk kam nevojë të jem në turmë. Sexhadeja e shtruar, sexhdja mbi të, e bëri zap egon despotike. Kujtoj këshillën tënde: “Shikoje madhështinë tënde, teksa ecën i vetëm”, dhe jetoj çdo moment me të.

Pse? Sepse në këtë mburrje boshe të atyre që kurrë nuk triumfuan karshi urrejtjes, jam përgjëruar Zotit, kokulur, duke vënë dorë mbi plagët që mora gjatë rrugës për në Parajsë.

Pse? Sepse ilaçi i shërimit është brenda nesh, duke i vënë zjarrin gjërave që na pengojnë. Në mes të kësaj katrahure civilizimesh, kulturash, qeniesh humane pa humanitet, objektesh madhështore arkitekturore, përplasjesh ideologjike dhe mendjesh gjeniale, ne ende thurim vargje për Takimin me Zotin dhe këtë e bëjmë ballëhapur, me gjithë zemër.

Kur njeriu hap dritaren e injorancës, mbyll derën e diturisë. Lëvdatat, mirëpritjet dhe salltanetet për njerëzit e padobishëm le t’i lëmë mënjanë. Nëse janë pushtetarë, aq më larg prej tyre. Njerëzve që shkelin dinjitetin e të tjerëve ua sheh gjurmët në histori si faturim të ligësisë së tyre. Po, ju brohorisni dhe turmat vrapojnë pas jush, sikurse mizat pas mutit, sepse jeni të dashuruar pas emrit, të mbytur në shtirje, të vetëmashtuar dhe të vdekur në greminat e injorancës.

Rri në qetësi, nën hijen e gjenialitetit, në vetmi. Mendo thellë, fol pak. Kontrolloje veten përpara se të të skllavërojnë. Thur lavde për ata që thyejnë barriera dhe bashkojnë popujt, jo për ata që i ndajnë. Në kurrizin e tjetrit mos përfito. Mos tradhto, mos thyej lidhje, mos kapërce tragjedinë e popullit tënd.

Çështja për të cilën jemi brengosur gjatë mund të jetë e shkurtër: thjesht të shikojmë në horizont – ëndrrat tona. Ndërsa, kur të shikojmë brenda nesh, në shpirt, zgjimin tonë.

Pse? Sepse përtej skllavërisë dhe kolonializmit modern, diskriminimit, dhunës, mburrjeve nacional-komuniste, imazheve negative shekullore, demokracisë liberale, partive dhe lordëve, dogmave mitike e mistike, Orientit europian, mistereve mbi origjinën, civilizimeve dhe inferioritetit ndaj kulturës sonë, kemi shënuar një epokë të re të modernizmit – ndonëse pa kurrfarë ambiciesh shkencore, pa dije dhe pa shkolla.

Autor: Perparim Blakaj, ”Nga muret e Stambollit”

Horizontal

Related Stories

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

by Horizontal
February 17, 2026
0

Çdo pasdite, shumë prindër përballen me të njëjtin skenar. Fëmija kthehet nga shkolla dhe shpërthen në lot, zemërim ose heshtje...

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

by Horizontal
February 11, 2026
0

Prindërimi përfshin komunikimin e përditshëm në të cilin fjalët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve. Hulumtimet...

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

by Horizontal
February 9, 2026
0

KËRKONI FALJE!Mësuesi im i parë ka qenë Mësuesi Bajram. Prej që e mbaj mend unë, ka qenë zotëri ne nam,...

Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

by Horizontal
December 27, 2025
0

Tutje, edhe sot mbetet e tillë. I mbijetoi luftës së nxehtë, turrit të armikut, djegies së atdheut, vrasjeve të pamëshirshme....

Next Post
U kërkoni falje mësuesve tuaj!

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

Një media me stil shpjegues dhe faktik. Ky portal mirëmbahet nga ‘’Rimink Creative’’. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohet, shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Rimink Creative. Për të shfrytëzuar materialin, kontaktoni me ne!

  • Buy JNews
  • Support Forum
  • Pre-sale Question
  • Contact Us

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.