• Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
Get Started
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti
No Result
View All Result
No Result
View All Result
U kërkoni falje mësuesve tuaj!

U kërkoni falje mësuesve tuaj!

Autor: Perparim Blakaj

by Horizontal
February 9, 2026
in EDU, Formësimi i individit, Kryesore, Të fundit, Thelbi i edukimit
0
Share on FacebookShare on Twitter

KËRKONI FALJE!

Mësuesi im i parë ka qenë Mësuesi Bajram. Prej që e mbaj mend unë, ka qenë zotëri ne nam, klasik, i veshur bukur e me aromë të mirë, i rreptë dhe shumë serioz.
E kisha dhe e kam përzemër shumë.

Vonë pas shumë vitesh e takova. I shkova fshehurazi pranë të gjunjtë edhe ngadalë e pyeta si është me shëndet. Kësisoji gjithmonë kam shkuar tek ai, edhe në klasë: ngadalë e butësisht e me plot turp. Ndryshimi im normalisht do ta kishte shokuar atë, nga një çunak, i njomë e i thatë, në një burrë të plotë e me mjekërr gjysmë të kuqe.

Më shikonte në sy e ma tha direkt emrin. Tha, – Ti je Përparimi! (Fiks ashtu siç i shqiptonte bukur e qartë emrat). Thashë, – Po unë jam po ku më njohe pas kaq vitesh? Tha, – Unë nxënësin tim të mirë se harroj deri ditën kur i ngjitem atij Shpati. (Shpatit e pati llafin për Varrezat e Reja në fshat).

Kënaqësi më të madhe s’kisha ndjerë që disa vite, ta shihja mësuesin e parë e ta përqafoja. Aq më mirë që mësuesi të më mbante dorën edhe njëherë e para njerëzve të thonte:” S’ka kënaqësi më të madhe se kur nxënësit yt të mbanë mend e të do!”.

Unë jam nga një gjeneratë që nuk flinte rehat kur mësuesi më shikonte me ngrysje në fytyrë, edhe pse kisha harruar veç një detyrë. Harron fëmija, se është fëmijë. Nuk e kam pasë nga frika e shuplakës jo, por nga ndjenja e përgjegjësisë, nga edebi e respekti për dijen dhe për atë që qëndronte para klasës.

Unë jam nga një gjeneratë që e kam ndërru udhën prej turpit me u ndeshë ballë për ballë me mësuesin, që nuk kam kalu kurrë afër tij pa i përshëndetë e që kam ecë në maje të gishtave në koridore mos me e pengu.

Unë kam pasë marre me e këqyre në sy autoritetin e dijes e përgjegjësisë. E kam ni peshën e respektit, rendit dhe edukatës.

Ndërsa ju..

Ju, sot, gjeneratë e reel-save dhe idiotësive të tjera të panumërta formalitetesh, po e diskutoni mes vete të dilni bashkarisht e ta rrihni mësuesin? Ju që nuk njihni kufinj, as rregull as përgjegjësi për kurrfarë sjelljesh? Ju po ia godisni fytyrën?

Ju, pa fije edukate, dëshironi ta përdhosni nderin e mësuesit? Dëshironi ta godisni gojën që ju mësoi të shqiponi dy fjalë? Ta godisni krahun që ju përkëdheli? Ta nënçmoni kur ai flet? Ta fotografoni e ta video-inçizoni e ta postoni në rrjete sociale si tallje?

Ju, që flisni me mësuesit e juaj si me shok-kafeje, që e shihni klasën si arena luftërash e dominimesh me veshje, telefona, dukje e marri të tjera?

Ju, që fshiheni pas gjoja-presioneve, dhunës psikologjike e abuzimit?

Ju që jeni agresorë, pjesë e një anarkie të institucionalizuar.

Ju, krejtë çka duhet të bëni është t’a puthni vendin ku mësuesi shkel dhe të KËRKONI FALJE.

 

You might also like

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

February 17, 2026
Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

February 11, 2026
Tags: Kërkoni faljeMësuesiPerparim BlakajShkrim autorial

Horizontal

Related Stories

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

Arsyeja e vërtetë pse fëmijët kanë kriza emocionale pas shkollës?

by Horizontal
February 17, 2026
0

Çdo pasdite, shumë prindër përballen me të njëjtin skenar. Fëmija kthehet nga shkolla dhe shpërthen në lot, zemërim ose heshtje...

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

by Horizontal
February 11, 2026
0

Prindërimi përfshin komunikimin e përditshëm në të cilin fjalët luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të fëmijëve. Hulumtimet...

Pse?

Pse?

by Horizontal
December 27, 2025
0

Njëqind herë e kam shtrënguar zemrën. “Pse”-ja e ka goditur shpirtin tim me një bridëllë të mprehtë, tej për tej....

Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

Fëmijëria ime, rrethuar me blloqe të kuq

by Horizontal
December 27, 2025
0

Tutje, edhe sot mbetet e tillë. I mbijetoi luftës së nxehtë, turrit të armikut, djegies së atdheut, vrasjeve të pamëshirshme....

Next Post
Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Prindërit e mirë nuk përdorin kurrë këto fraza kur flasin me fëmijët

Një media me stil shpjegues dhe faktik. Ky portal mirëmbahet nga ‘’Rimink Creative’’. Materialet dhe informacionet nuk mund të kopjohet, shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të Rimink Creative. Për të shfrytëzuar materialin, kontaktoni me ne!

  • Buy JNews
  • Support Forum
  • Pre-sale Question
  • Contact Us

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Anëpërtej
    • Brezat
    • Kronika
    • Tjerrje
  • Historika
    • Dëshmia
    • Koha e gurit
    • Rrjedha historike
  • Çlodhje
    • Enciklopedi sportive
    • Filmaniakët
    • Networkizëm
    • Techmaniak
  • KULT
    • N’letër
    • Bananalizë
    • Me kulturë
    • Shkenca e ka vërtetuar se..,
  • EDU
    • Dija
    • Formësimi i individit
    • Thelbi i edukimit
  • FUN
    • Memejeta
    • Banalistika
    • Trendi
  • Kontakti

© 2025 Horizontalisht.com/ - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Powered by Porosit Web.